Lajme
Vdekja tragjike e tre të rinjve nga Gjakova, ndizen qirinj në parkun e qytetit
Demokracia
23:16 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Në Parkun e Qytetit në Gjakovë janë ndezur qirinj për tre të rinjt e kësaj komune që humbën jetën tragjikisht mbrëmë në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë qytetarët e Gjakovës që vdiqën tragjikisht, në cilësinë e këmbësorëve, teksa aty dyshohet se ishin organizuar gara ilegale dhe një veturë humbi kontrollin duke goditur ata.

TV Syri ka publikuar pamje nga parku i qytetit të Gjakovës ku janë ndezur qirinj në shenjë përkujtimi për tre të rinjtë.

Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dy persona të dyshuar.

Pas këtij rasti u kërkuan dënime më të ashpra në trafik.

Të ngjashme