Lajme
Varhelyi uron presidentin Begaj: Mezi pres të punojmë për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën drejt BE
Demokracia
21:33 | 04 Qershor 2022

Share:

Urime për Presidentin e sapo zgjedhur Bajram Begaj ka përcjellë sot edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.

“Urime Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, shkruan komisioneri Varhelyi.

Bajram Begaj është zgjedhur këtë të shtunë si president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj, emri i të cilit doli nga PS, do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Të ngjashme