Lajme
Varhelyi konfirmon planin e përshpejtimit të integrimit të Ballkanit, flamuri i Kosovës mungon në reagimin e tij
Demokracia
23:17 | 17 Korrik 2023

Share:

Komisioneri evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka reaguar sa i përket takimit joformal që pati me liderët ballkanikë në Tiranë, duke konfirmuar se është diskutuar mbi integrimin ekonomik dhe social të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Varhelyi shkruan në një postim në rrjetin social “Twitter” se së bashku me kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ka diskutuar për “Strategjinë e re të Rritjes” për Ballkanin Perëndimor.

Ai po ashtu thotë se nga pala evropiane, mbeten të përkushtuar për të vijuar këtë plan konvergjent sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa, çfarë bie në sy në postimin e tij, është fakti se flamuri i Kosovës mungon, për shkak se kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin me homologët e tij rajonalë, pavarësisht ftesës që iu bë nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Të ngjashme