Intervista
Vajza e tij kaloi sëmundjen e rëndë, gazetari i njohur ka një mesazh: Besimi në Zot dhe në…
Demokracia
14:36 | 02 Prill 2024

Share:

Vajza e gazetarit të njohur sportiv, Defrim Methasan ka pasur probleme të rënda shëndetësore ku ajo udhëtoi drejt Gjermanisë për të marrë kurimin e duhur.

Më herët në një postim në rrjetet sociale ai ka shprehur se ka pasur nevojë për financa për shkak të çmimeve të larta, por me ndihmën e miqve dhe të afërmve të tij, ia ka dalë t’i përballojë këto çmime. Tashmë duket se vajza e tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në Porcesin sportiv, gazetari Methasani dha një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që përballen me probleme të tilla.

Ed Manushi: Ke kaluar një situatë personale që po e kalon me sukses. Unë do doja të inkurajonim dhe duket sikur vajza është në rrugë të mbarë dhe urojmë që të jetë. Do doja që me këtë bardhësi që ke në zemër t’i japësh një mesazh të gjithë shqiptarëve që kanë këto probleme sepse ti të inkurajon.

Dëfrim Methasani: Së pari besimi në Zot, beso në Zot dhe së dyti tek vetja dhe tek njerëzit e afërm. Kur jemi bashkë bëhemi më të fortë. Nëse gëzimi ndahet me veten, gjithmonë dhimbjet duhet të ndahen me të tjerët.

 

Të ngjashme