Intervista
Iu vra djali, flet babai i Strellës: Vdekje e krejt familjes është kjo
Demokracia
14:38 | 01 Maj 2024

Share:

Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella” u vra nga Qëndrim Januzi më 18 maj të vitit 2022 në Ferizaj.

Të martën, Gjykata Themelore e Ferizajt, dha verdiktin për të akuzuarin Januzi i cili u dënua me 17 vjet burgim.

Lidhur me arsyen e kësaj ngjarje të rëndë në Kosova Today ka folur Vehbi Hyseni, babai i të ndjerit Gazmendit “Strellës”.

Ai tha se deri tek konflikti ishte ardhur për shkak të një veture të djegur, për çka thotë se djali i tij s’kishte pasur faj.

“Është ngjarja më e rëndë në këtë sa të kemi jetë. Është sëmundje shpirtërore, vdekje e krejt familjes është kjo”, tha ai në Kosova Today në Klan Kosova.

Vehbi Hyseni, ka dhënë edhe arsyet e tjera se pse kishte ardhur deri tek ngjarja tragjike.

Të ngjashme