Lifestyle
Vajza e Joe Biden zbulon të pathënat për babain e saj
Demokracia
15:24 | 22 Janar 2021

Share:

Ashley Biden, vajza e Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe Dr. Jill Biden, zakonisht nuk merr shumë vëmendje mediatike dhe duket se i pëlqen kështu, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Në intervistën e saj të parë televizive Jenna Bush Hager foli me 39-vjeçaren Biden për presidencën e ardhshme të babait të saj, tranzicionin e çrregullt të pushtetit dhe rolin e saj si Vajza e Parë.

Ndërsa segmenti ishte plot anekdota tërheqëse për lidhjen e prindërve të saj, shumica e intervistës prekte përvojën unike të babait të saj me humbjen dhe mënyrën se si është përballur me të.

Ashley Biden lindi pas vdekjes së gruas së parë dhe vajzës së babait të saj në një aksident automobilistik, vdekja e tyre përshkoi rritjen e vetë Ashley Biden dhe ndihmoi që familja të bëhej një përparësi numër një në familjen Biden.

“Babai është kaq empatik dhe ka aftësinë të njohë dhimbjen, të ndiejë dhimbjen e të tjerëve dhe të ngushëllojë”, tha Biden.

“Familja është preukopimi kryesor i babait. Ne kemi një rregull, pa marrë parasysh se ku është babai, pa marrë parasysh se në çfarë takimi është, nëse një nga fëmijët telefonon, ju duhet ta nxirrni atë jashtë”.

Por vdekja e gjysmë-vëllait të saj Beau, i cili vdiq nga kanceri në 2015, solli një humbje të përbashkët për të. Ata të dy kanë vazhduar të ndiejnë praninë e tij, në gjurmët e fushatës dhe në ditët para inaugurimit.

“Thjesht më mungon të jem me të, të jem në të njëjtën dhomë dhe të mos them asgjë”, tha Biden. “Ai ishte 46 vjeç kur ndërroi dhe babai do të jetë presidenti i 46-të”.

Të ngjashme