Lajme
Haliti: Qytetarët serbë munden më ardhë vetëm si turistë në Kosovë, e Serbia kurrë si pushtues
Demokracia
19:34 | 10 Maj 2024

Share:

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet që t’i ndërprenë edhe fjalët që kanë të bëjnë me luftë nëse duhet që të hynë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se Serbia kurrë nuk ka me mujtë me ardhë në Kosovë si pushtuese, por vetëm qytetarët e saj si turistë.

“Kosova dhe Serbia duhet që të i ndërprenë edhe fjalët që kanë të bëjnë me luftë në qoftë se dëshirojnë më hy në Evropë dhe jo të përgatitën kundër njëra-tjetrës dhe të kenë mosbesim për njëra-tjetrën. Ata duhet që të fillojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat e mundshme…jam i bindur që Serbia nuk ka asgjë në Kosovë dhe nuk do të vijë asnjëherë, kurrë në jetë të vetë nuk ka me mujtë më ardhë, turistë mundën më ardhë serbët e Serbisë, por si pushtues që kanë qenë si okupatorë asnjëherë.

Ne kemi detyrimet tona ndaj qytetarëve serbë këtu që janë shtetas të Kosovës, por edhe disa janë edhe shtetas të Serbisë… Prandaj po them duhet që të punojmë për paqe dhe jo për luftë, por duhet që të përgatitëm edhe për këtë çështje në rast rreziku”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Të ngjashme