Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
Demokracia
15:37 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ripërsëritur përkushtimin e tyre për të mbajtur mjedis të sigurt në Kosovë.

Këto komente, nga KFOR i kanë bërë derisa kanë publikuar disa pamje ku shihen ushtarët amerikanë në kuadër të KFOR-it duke kryer patrullë sigurie në Leposaviq – komunë e banuar me shumicë serbe.

Ushtarët amerikanë duke patrolluar në Leposaviq.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryejnë një patrullë sigurie pranë Leposaviqit. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, kanë shkruar ata në Facebook.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, po vazhdon të patrullojë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me baza ditore.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, aktualisht patrulla e ushtarëve amerikanë është duke e patrulluar, por edhe ushtarët italianë në kuadër të KFOR-it, ishte thënë se që patrullonin përgjatë kufirit afër komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut në Veri të Kosovës.

Kontingjenti italian po vëzhgon edhe qarkullimin e varkave në liqenin e Ujmanit.

Guglielmino Esercito, komandanti përgjegjës i njësisë italiane, në një prononcim për agjencinë e lajmeve turke, Anadolu Agency, kishte bërë të ditur se ushtarakët italianë janë të pajisur dhe të trajnuar mirë për t’u përballur me të gjitha llojet e sfidave në fushën e operimit.

“Kështu që KFOR-i është i gatshëm të përballet me të gjitha llojet e sfidave”, i kishte thënë Esercito.

KFOR shtoi prezencën në Kosovë dhe njëkohësisht patrullimet përgjatë kufirit Kosovë-Serbi pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit.

Patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi po kryejnë gjithashtu edhe ushtarët britanikë në kuadër të KFOR-it.

Ushtarët britanikë të KFOR-it i thanë Reuters javë më parë se janë duke punuar me orar të zgjatur deri në 18 orë për t’u siguruar që asnjë armë ose grup të armatosur të mos të hyjë në Kosovë.

“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, e cila konsiston me marrjen e inteligjencës për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë që më pas kthehet në KFOR dhe më lart”; ka thënë Lejtnant Joss Gaddie nga Ushtria Britanike për Reuters.

Të ngjashme