ShowBiz
Urimet e veçanta nga artistët shqiptar për 14-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Demokracia
12:51 | 17 Shkurt 2022

Share:

Sot po festohet përvjetori i 14-të i Pavarësisë së Kosovës.

E pikërisht në këtë ditë po pranohen shumë urime të shumta nga fytyrat publike.

Nga Kosova dhe Shqipëria, përveç fytyrave politike, urime kanë dërguar edhe artistët shqiptarë.

Reperi i famshëm kosovar, Capital T, ka publikuar një imazh në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar: Urime ditelindja Kosova jem emri kurr mos tu harroft. Per ty dhe me ty deri n’amshim.

Një urim tjetër special erdhi edhe këngëtari i njohur, Yll Limani. Përmes një ‘Instastory’ ku publikoi flamurin e Kosovës shkroi: Kosovë! Të dua ma së shumti në botë.

Edhe modelja shqiptare, Oriola Marashi uroj Kosovën për ditëlindjen e 14-të teksa ndau një imazh me ku shihet e veshur me një fustan me flamurin e Kosovës si dhe e ka shoqëruar me flamurin e Shqipërisë.

“Urime dita e pavarësisë Kosovë”, ka shkruar modelja shqiptare.

Urimeve për Pavarësinë ka dërguar edhe Trixa, përmes një storje ajo ka shkruar: Gëzuar Kosova jonë!

Edhe aktorët Naser Rafuna & Osman Azemi publikuan flamurin e Kosovës duke uruar ditën e Pavarësisë.

Përndryshe urime për Pavarësinë kanë dërguar edhe Dua Lipa dhe Rita Ora, këngëtaret shqiptare me famë botërore./Lajmi.net/

 

 

Të ngjashme