Sport
United dënohet nga Federata Angleze
Demokracia
20:05 | 06 Prill 2023

Share:

Manchester United është gjobitur me £65,000 (74,000 euro) për rrethimin e gjyqtarit në ndeshjen e FA Cup kundër Fulhamit në muajin e kaluar.

United e ka pranuar se kishte dështuar që të siguroj që lojtarët të sillen në mënyrë të rregullt.

Kjo gjë vjen pas një incidenti në pjesën e dytë të ndeshjes, i cili pa lojtarët e United duke protestuar ndaj gjyqtarit Chris Kavanagh për lojë me dorë nga Willian në zonën e penalltisë.

Eventualisht, penalltia u dha, që rezultoi në karton të kuq për Willian dhe trajnerin e Fulhamit, Marco Silva, për shkak se dyshja u revoltuan ndaj vendimin të gjyqtarit, i cili ishte bërë pas rishikimit të VAR-it.

Aleksandar Mitrovic gjithashtu u largua nga loja me karton të kuq, dhe më pas u suspendua me tetë ndeshje pas një shtyrje drejt referit Kavanagh.

Nuk kishte asnjë dënim për lojtarët e United në atë kohë, por FA tani ka vendosur të ndëshkojë klubin në vend të lojtarëve.

Një komunikatë e lëshuar nga FA të enjten thoshte:

“Manchester United FC është gjobitur me 65,000 £ pasi lojtarët e tij rrethuan një zyrtar të ndeshjes gjatë minutës së 71-të të ndeshjes së tyre kundër Fulham FC në Kupën FA të dielën, 19 mars 2023.

Klubi pranoi se nuk arriti të sigurojë që lojtarët e tij të sillen në mënyrë të rregullt dhe të mos sillen në një mënyrë të pahijshme”, shkruante në komunikatën e FA.

Të ngjashme