Lajme
Ulen rastet me COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
18:53 | 18 Korrik 2022

Share:

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri, nga 937 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 427 qytetarë. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe një person ka vdekur si rezultat i koronavirusit.

Më së shumti raste me COVID janë regjistruar në Tiranë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“220 janë në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë”, bënë të ditur MSh.

Gjithsej raste aktive me COVID-19 janë 9 mijë e 201.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë.

Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284 mijë e 13 që nga fillimi i pandemisë.

Të ngjashme