Lajme
Zelensky u bën thirrje liderëve botërorë të marrin pjesë në “samitin e paqes” të Ukrainës
Demokracia
16:15 | 26 Maj 2024

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bërë thirrje liderëve botërorë të marrin pjesë në një “samit të paqes” muajin e ardhshëm në Zvicër.

Kjo pas një sulmi vdekjeprurës rus në një hipermarket në Kharkiv, ku mbetën të vrarë të paktën 14 persona.

Zelensky i bëri thirrje veçanërisht presidentit amerikan, Joe Biden, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, që të marrin pjesë në samit, i cili do të fillojë më 15 qershor.

“Ju lutemi, tregoni lidershipin tuaj në avancimin e paqes – paqen e vërtetë dhe jo vetëm një pauzë mes sulmeve”, tha Zelensky në anglisht.

Biden nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen e tij dhe nuk dihet nëse Kina do të marrë pjesë – “negociatat janë në vazhdim” mbi pjesëmarrjen e Pekinit, tha ndihmësi i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak në një intervistë javën e kaluar.

Sulmi i së shtunës erdhi në fund të një jave në të cilën sulmet e përditshme me raketa dhe ajrore ruse terrorizuan qytetin e dytë të Ukrainës, me goditje në një shtypshkronjë, zona të shumta banimi dhe një park qendror, mes objektivave të tjera.

Në shumicën e rasteve, aty pranë nuk kishte objektiva të dukshme ushtarake.

Në javët e fundit, Rusia ka punuar për t’i bërë jetën e mjerë Kharkivit, një qytet 20 milje nga kufiri me Ukrainën, dhe i cili kishte një popullsi të paraluftës prej mbi një milion.

Rusia ka pretenduar se sulmet e saj në rajonin e Kharkiv-it kanë për qëllim krijimin e një “zonë sigurie” për të parandaluar forcat ukrainase të nisin sulmet kundër rajoneve kufitare ruse.

Të ngjashme