Lajme
Ukraina: Rusia nuk mbajti premtimin, po bombardon Kievin dhe Mariupolin
Demokracia
15:26 | 07 Mars 2022

Share:

Ministria e Jashtme ukrainase pretendon se trupat ruse kanë vazhduar të godasin me raketa qytetet duke përfshirë Kievin dhe Mariupolin këtë pasdite pavarësisht premtimit për krijimin e korridoreve humanitare.

Ukraina tha se bombardimet po bllokojnë evakuimin e civilëve dhe ofrimin e ndihmës humanitare në disa zona, raporton Sky News, transmeton Demokracia.com.

Që nga mëngjesi i sotëm, gjashtë korridore humanitare janë krijuar në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Irpin tha se evakuimi i civilëve nga zona e rrethuar po vazhdonte pa problem.

Zona ndodhet rreth 12 milje në veriperëndim të Kievit dhe pranë aeroportit Hostomel.

Edhe në rajonin e Mykolayiv, zyrtarët thonë se tanket ruse po qëllojnë në aeroportin rajonal.

Më herët, guvernatori lokal tha se forcat ukrainase kishin rimarrë vendin./Demokracia.com/

Të ngjashme