Lajme
Ukraina po sulmon industrinë ruse me dronë të vegjël dhe të lirë që mund të anashkalojnë mbrojtjen ajrore të Rusisë
Demokracia
20:22 | 28 Janar 2024

Share:

Ukraina duket se po synon industrinë ruse të naftës dhe gazit, ndërsa kërkon të ndërpresë linjat e furnizimit rus.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale, tregojnë se në disa lokacione të infrastrukturës energjetike në Rusi kanë shpërthyer zjarre.

Kryesisht nga zjarri me dron është përfshirë një rafineri nafte dhe një terminal në Detin Baltik.

Thuhet se këto sulme janë kryer nga Ukraina në përpjekje për të ndërprerë operacionet ushtarake të Rusisë, raporton business insider.

“Sulmet në depot e naftës prishin rrugët logjistike dhe ngadalësojnë operacionet luftarake”, tha Olena Lapenko, eksperte e sigurisë së energjisë në grupin ukrainas të mendimit, DiXi.

Gjithashtu sulmet synojnë të dëmtojnë një prej industrive më fitimprurëse, e cila nuk është penguar nga sanksionet ekonomike të Perëndimit.

Madje që nga fillimi i luftës, Moska ka fituar më shumë se 400 miliardë dollarë nga eksportet e naftës.

Por, goditjet në terminalin baltik Ust-Luga kanë ndikuar në ndërprerjen e dërgesave të naftës së papërpunuar ruse.

Nëse konfirmohet se sulmi është kryer nga Ukraina, kjo lë të nënkuptohet se Kievi mund të godasë objektiva më të thella brenda territorit rus.

Ndryshe, sipas një burimi ushtarak, Ukraina ka dërguar një dron edhe mbi pallatin e presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë një sulmi në një depo nafte.

 

Të ngjashme