Lajme
Ukraina po djeg rusë me armën amerikane, momenti kur ndriçohet qielli nga HIMARS-i
Demokracia
17:08 | 12 Prill 2023

Share:

Ukraina po i vazhdon sulmet ndaj caqeve ruse. Këtë po e bën edhe nëpërmjet sistemeve amerikane HIMARS, që Ukraina i kishte marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim që të digjen trupat ruse.

Në pamjet e publikuara në Twitter shihet çasti kur Ukraina qëlloi me disa sisteme njëherësh, duke bërë që qielli të shndriste për pak sekonda.

Sistemi kërkon një ekuipazh prej tre personash, përfshirë një shofer, një gjuajtës dhe një komandant, të cilët ulen brenda kabinës së mjetit, derisa raketat lëshohen.

HIMARS-ët janë të blinduar kundër predhave dhe armëve të vogla. Po ashtu janë të lehtë për t’u transportuar me disa avionë.

Arma amerikane mund të lëshojë gjashtë raketa nga familja e predhave “MFOM”, me saktësi të mjaftueshme për të goditur një cak deri në 70 kilometra larg.

Ajo është shumë më e saktë se lëshuesit sovjetikë të raketave, apo ata të prodhuar në Rusi.

 

Të ngjashme