Lajme
Ukraina në luftë, dërgon ekip shpëtimi në Turqi
Demokracia
12:29 | 08 Shkurt 2023

Share:

Një ekip i punëtorëve të emergjencës nga Ukraina është nisur drejt Turqisë për të marrë pjesë në aksionet e shpëtimit pas tërmetit që goditi këtë shtet.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë të martën që specialistët ukrainas posedojnë aftësi relevante për t’u përballë me katastrofa natyrore, raporton BBC.

Në përbërje të ekipit janë gati 90 punëtorë si dhe dhjetë qenë të trajnuar për gjetjen e njerëzve të zhdukur.

Derisa Ukraina po ndihmon Turqinë në këtë sfidë, ajo vetë gati tash e një vit është duke e luftuar Rusinë në luftën e nisur aty.

Të ngjashme