Sport
UEFA vazhdon presionin ndaj Juventusit, nis hetimi për mashtrimin me rrogat
Demokracia
17:30 | 22 Dhjetor 2022

Share:

“E keqja nuk ka fund”, do të ishte fraza e duhur për të përkufizuar situatën e Juventusit në këtë pikë në lidhje masat ndëshkimore të cilat rrezikon nga UEFA.

Më 1 dhjetor, “shtëpia” e futbollit evropian hapi zyrtarisht hetimin për klubin bardhezi në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane, siç shkruhet në deklaratën e lëshuar nga CFCB(Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve).

Tema mbetet e njëjtë, pasqyra financiare e 36 herë kampionëve të Italisë. Një marrëveshje, megjithatë, institucioni në fjalë rezervon të drejtën ta prishë në rast se hetimi zbulon se situata financiare e klubit ishte dukshëm e ndryshme nga ajo që u vlerësua nga CFCB në të kaluarën ose ka fakte të reja. Në këtë pikë, Nion mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër “Zonjës së Vjetër” dhe të vendosë sanksione në bazë të rregullave procedurale. Pyetja në këtë moment është e qartë: “Çfarë rrezikon skuadra e Alegrit?

Hetimi i UEFA-s ka më pak se një muaj që është hapur dhe nuk pritet të përfundojë herët. Synimi është të arrijë një vendim përfundimtar përpara qershorit, duke ecur paralelisht me zyrën e prokurorit federal. Shënimi njoftonte hetimin ndaj Juventusit për “masa disiplinore” të sakta, të përfshira në nenin 29 të “Rregullave procedurale që rregullojnë Organin e Kontrollit Financiar të Klubeve në UEFA”.

Ato variojnë nga paralajmërimi i thjeshtë deri te heqja e një trofeu. Masat e tjera kanë natyrën e gjobave, ndalimin e të ardhurave nga garat e UEFA-s, kufizime në regjistrimin e lojtarëve në listën A për një kompeticion europian, skualifikim për vitin aktual ose përjashtim në të ardhmen nga turnetë e UEFA-s. Ajo çka tremb më shumë ambientin nga Torino lidhet me masën e fundit, përjashtimi, i cili do të përkthehej në humbje kolosale nga mungesa e aktivizimit. /Demokracia.com

Të ngjashme