Sport
UEFA lejon Barcelonën të luajë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2023/24
Demokracia
23:07 | 30 Qershor 2023

Share:

Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka kompletuar lëndën për Barcelonën në lidhje me rastin “Negreira”, ka njoftuar UEFA të premten.

Barcelona ishte përballur me kërcënimin për suspendim nga garat e UEFA-s, për shkak të pagesave prej disa miliona dollarësh për një kompani që kishte lidhje me një zyrtar spanjoll të referimit.

Sipas dokumenteve të gjykatës në rastin “Caso Negreira”, Barcelona kishte paguar 7.3 milionë euro nga viti 2001 deri në vitin 2018 për kompaninë e Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll. Barcelona kishte insistuar se nuk ka bërë asgjë të kundërligjshme dhe se nuk ka pasur konflikt interesi.

Dhe UEFA ka thënë se nuk është gjetur ndonjë shkelje, kështu që Barcelona do të lejohet të marrë pjesë në edicionin 2023/24 të Ligës së Kampionëve.

Skuadra që drejtohet nga Xavi Hernandez e fitoi titullin e kampionit në edicionin e kaluar.

Hetuesit e UEFA-s kanë thënë se nuk është gjetur ndonjë parregullsi që do ta ndalte klubin nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve.

Kështu pesë skuadra do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve nga kampionati spanjoll: Barcelona, Atletico Madrid, Real Sociedad, Real Madrid dhe Sevilla si fituese e Ligës së Evropës.

Shorti për fazën grupore të edicioni të ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet më 31 gusht.

Të ngjashme