Lajme
Udhëheqësja e prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë emërohet anëtare e Bordit të OSHP-së
Demokracia
17:16 | 25 Prill 2024

Share:

Kuvendi ka emëruar anëtarin e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Me 59 vota është zgjedhur anëtare Batisha Ibrahimi, raporton Demokracia.com.

Qeveria pati propozuar dy kandidatë – Batisha Ibrahimi dhe Meriton Zika – për pozitën e një anëtari të Bordit. Kjo pasi Kimete Gashi ishte shkarkuar nga pozita e anëtares me propozimin e Qeverisë, për shkak të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për insulina, ndërsa një anëtarë tjetër ka dhënë dorëheqje.

Demokracia ka gjetur se zonja Ibrahimi për shumë vite ka qenë zyrtare e prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë. Me ardhjen e ministres, Albulena Haxhiu si ministre, ishte emëruar Zëvendësuese e Udhëheqëses së Divizionit për Prokurim. Në vitin e kaluar është emëruar Udhëheqëse e Divizionit të Prokurimit në MD.

Përbërja e OSHP-së siç përcaktohet me ligjin me nr. 04/L-042 ka filluar funksionimin nga 23 qershor 2022 pas përzgjedhjes së Kryetares dhe anëtarëve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

OSHP duhet të ketë katër anëtar. Aktualisht, Bordi i themeluar nga Kuvendi përbëhet prej: Vjosa Gradinaj-Mexhuani – Kryetare e Organit Shqyrtues të Prokurimit, Vedat Poterqoi- Anëtar, Isa Hasani – Anëtar. /Demokracia.com/

Të ngjashme