Lajme
Udhëheqësit e BE-së mesazh Kinës pas samitit të NATO-s
Demokracia
22:58 | 24 Mars 2022

Share:

Drejtuesit e BE-së patën një mesazh për Pekinin pas samitit të NATO-s: ndaloni Presidentin Vladimir Putin.

Autoritetet kineze deri më tani kanë refuzuar të dënojnë plotësisht pushtimin e paprovokuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj dhe kanë mbështetur ankesat e Moskës për zgjerimin e NATO-s.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë gjithashtu se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake dhe ekonomike – diçka që Kremlini dhe Pekini e kanë mohuar të dy.

Kryeministri i Italisë Mario Draghi tha: Kina është vendi më i rëndësishëm, që mund të jetë vendimtare në procesin e paqes, kështu ne të gjithë jemi duke pritur.

Kryeministri i Letonisë Arturs Karins u shpreh: Kina ka një zgjedhje, është një zgjedhje shumë e thjeshtë: Të bashkohet me Rusinë – që po bën luftë kundër Ukrainës, bombardon gra, fëmijë, spitale – ose gjejë një mënyrë për të punuar me Evropën, me SHBA-në dhe me demokracitë perëndimore.”

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin e quajti gjithashtu Kinën një “lojtare të rëndësishme” dhe tha se Bashkimi Evropian duhet të sigurohet që ajo të jetë në anën e duhur të historisë në këtë luftë.

Të ngjashme