Sport
U tall me Barçën, ylli i Realit mohon: Nuk jam unë
Demokracia
17:07 | 15 Prill 2022

Share:

Eliminimi i Barcelonës nga Europa League nga Eintracht Frankfurt ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale.

Një adresë në “Facebook”, që supozohej se ishte e mbrojtësit të Real Madrid, Militaos është tallur keq me katalanasit.

Disa nga komentet e bëra nga kjo adresë bënë shumë jehonë, por vetë lojtari i Realit e ka denoncuar adresën “fake” në një reagim në “Instagram”.

“Eder Militao nuk ka një adresë apo faqe në ‘Facebook’. Se di se si personi përgjegjës për profilin fals ka marrë verifikimin nga platforma. U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ofenduar ose dëmtuar në njëfarë forme, po ndërmarr veprime ligjore dhe kam bërë kërkesë në ‘Facebook’ që ta fshijë atë adresë. Gjithashtu ju rekomandoj të mos krijoni më profile fals.”-thuhet në reagimin e lojtarit.

Të ngjashme