Sport
U spekulua për një aferë me nënën e Gavit – por Pique dyshohet se e tradhtoi për një 20 vjeçare
Demokracia
17:32 | 03 Qershor 2022

Share:

Gerard Pique është kryetemë në mediat spanjolle, kësaj radhe për shkak të një tradhtie të pretenduar.

Është raportuar se Shakira e ka kapur futbollistin e Barcelonës duke e tradhtuar me një grua tjetër dhe lidhja e tyre mund të ketë marrë fund.

Që tani thuhet se Pique është duke jetuar në një banesë ndaras nga këngëtarja kolumbiane.

Gazeta El Periodico ka dhënë detaje për identitetin e gruas me të cilën spanjolli e ka tradhtuar bashkëshorten e tij.

Lorena Vazquez dhe Laura Fa, të cilat janë dy gazetare të El Periodico, kanë pohuar se Pique është takuar me një bionde 20 vjeçare, e cila është një studente dhe mikpritëse e evenimenteve në Barcelonë. Sidoqoftë, identiteti i saj nuk është bërë i ditur, të paktën deri më tani.

Në ndërkohë, në mediat sociale ka qarkulluar një spekulim se gruaja me të cilën ka tradhtuar 35-vjeçari ka qenë nëna e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Pablo Gavi.

Pique dhe Shakira nisën lidhje pasi u njohën në Kampionatin Botëror të vitit 2010, mirëpo asnjëherë nuk janë martuar formalisht. Që atëherë, çifti ka nisur familje dhe kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha.

Të ngjashme