Lajme
“U soll si diktator” – Pal Lekaj tregon pse i tha Armend Mujës “mshele meçkën” në komision
Demokracia
17:04 | 11 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj janë përplasur sot mes vete në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Muja dëgjohet duke i thënë Lekajt: “Turp je ti”.

Kësaj Lekaj iu përgjigj me fjalë ofenduese.

“Turp je ti edhe mshele. Mos ta nin, ti je bo shpifës i madh. Tepër je ka i etikon njerëzit. Duhet me të ardhë turp. Nuk je ka folë me fëmijë. Mshele meçkën. Idiot. Se ke dashtë me etiketu njerëz pa kon hiç Je msue me lapera”, i tha Lekaj, Mujës, duke dalë nga salla.

Në fund të videos shihet edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala i cili po ashtu e quan idiot, Mujën e VV-së.

Insajderi ka kontaktuar deputetin Lekaj për ta sqaruar krejt këtë. Sipas Lekajt, deputeti Muja tentoi që ta përjashtonte nga ky takim i Komisionit për Buxhet dhe Financa vetë kryetarin e komisionit, deputetin Shala.

“Sa i përket reagimit tim me deputetin në komisionin për ekonomi, ishte arsyeja sepse Armend Muja është sjellë si diktator edhe pse bordi i KPMM-së është zgjedhur nga Kuvendi. Askush nuk ka të drejtë ta mvetësojë votën e të tjerëve. Unë iu drejtova që nuk guxon të punosh me gjysë orari, nuk është e drejtë e deputeti e nuk është drejtë askujt…”, deklaroi ai.

“Tjetra është që ai iu ka drejtua, paramendo ku ka shku mendja e tij, iu ka drejtua kryetarit të Kuvendit që ta përjashtojnë nga komisioni në këtë takim kryetarin e komisionit, Ferat Shalën. Unë iu drejtova me çfarë cilësie mund ta bësh këtë, kur nuk guxon me vepru ashtu. Ai tha t’lutem mos u sjell kështu, s’ke të drejtë dhe atëherë normalisht I thashë ti je shpifës, krejt ata çka e keni dëgjuar”, tha ndër të tjera Lekaj.

Të ngjashme