ShowBiz
U martua në fshehtësi| Publikohet fotografia e parë e Ardian Bujupit me bashkëshorten
Demokracia
12:15 | 26 Gusht 2023

Share:

Rreth një muaj më parë u raportua se këngëtari Ardian Bujupi u martua në fshehtësi.

U bë e ditur se artisti shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Megjithatë, nuk është publikuar akoma një fotografi e çiftit, duke lënë kuriozë kështu fansat për atë se si duket bashkëshortja e tij.

Foto e siguruar nga Prive

Prive së fundmi ka sjell një fotografi të dyshes nga pushimet e tyre si çift i sapomartuar.

Bashkëshortja e krijuesit të hitit “Na jena njo” vlen të ceket se është një shqiptare nga Kosova, e cila që në moshë të re është shpërngulur në Gjermani.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, Bujupi ka vazhduar të jetë i angazhuar me projekte të reja muzikor.

I njëjti po ashtu këtë verë ka qenë i pranishëm mjaft shumë në mbrëmje e koncerte. 

Të ngjashme