ShowBiz
“U largove shumë shpejt”, këngëtarja e njohur humb të birin
Demokracia
10:30 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Këngëtarja Tina Turner, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale pas vdekjes së parakohshme të djalit të saj. Ronnie Turner, 62 vjeç, u gjet jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles me vështirësi në frymëmarrje. Përpjekjet e fqinjëve për ta shpëtuar dështuan dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij lidhej me diagnozën e mëparshme të kancerit. Këngëtarja 83-vjeçare postoi një foto bardh e zi në Instagram duke shkruar: “Ronnie, u largove nga kjo botë shumë shpejt. Me trishtim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.’


Të ngjashme