Sport
U divorcua përpara disa javësh, trajneri i Chelseat  kapet “mat” me bukuroshen braziliane
Demokracia
20:05 | 29 Korrik 2022

Share:

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka nisur një romancë të re pak javë pasi u konfirmua divorci nga gruaja Sisi. Por 48-vjeçari është fotografuar gjatë pushimeve në Itali me partneren e tij të re. Ajo quhet Natalie Maks, është braziliane dhe nënë e dy fëmijëve.

“Ata dukeshin shumë të lumtur dhe nuk i ndanin duart nga njëri-tjetri”, tregoi një dëshmitar, ndërsa Tuchel dhe Maks kanë marrë me qira një vilë 20 mijë paund nata në Sardenjë.

Tuchel u nda nga gruaja e tij gazetare pas 13 vitesh martesë në muajin prill të këtij viti, ndërsa nga kjo martesë ata kanë dy fëmijë. Ata kanë arritur një marrëveshje prej miliona eurosh për divorcin, ndërsa u ndanë me mirëkuptim.

Partnerja e tij e re është një sipërmarrëse dhe është 13 vite më e re se ish-trajneri i PSG-së dhe Borusias së Dortmundit.

“Ata dukeshin shumë të dashuruar. Në një moment ajo i hodhi krahun dhe kërkoi një puthje nga ai ndërsa shijuan perëndimin e diellit në bordin e një varke. Ata shkuan më pas të notonin, u argëtuan në det, drekuan në restorantin e hotelit dhe më pas morën një varkë dheu nisën drejt ishullit të Kaprerës”, tregoi një tjetër dëshmitarpër “The Sun”, i cili kishte parëtrajnerin e Chelsea të pushontedisa ditë këtë verë pas kthimittë skuadrës nga turi në SHBA. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme