Lajme
U diagnostikua me kancer, Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon pjesëmarrjen në takimin e NATO-s
Demokracia
18:36 | 12 Shkurt 2024

Share:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka anuluar një udhëtim në selinë e NATO-s, pasi u shtrua në spital për herë të tretë në po kaq muaj.

Austin, 70 vjeç, është në një njësi të kujdesit kritik në një spital në Uashington DC. Pentagoni ka thënë se ai po përballet me një “trajtim emergjent të fshikëzës”.

Sakaq, detyrat e kreut të Pentagonit i janë transferuar zëvendësit të tij.

Ai ka zbuluar pas kritikave për shtrimin e tij të fshehtë në spital se është diagnostikuar me kancer në prostatë.

Të mërkurën, ai do të drejtonte një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) në Bruksel, Belgjikë, i cili do të ishte udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit që nga shtrimi i tij i parë në spital.Ai gjithashtu do të merrte pjesë në një takim të Ministrisë së Mbrojtjes të NATO-s të kryesuar nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg të enjten.

 

Të ngjashme