Sport
U bë temë shtetërore, Messi tregon arsyen pse nuk luajti në Hong Kong
Demokracia
14:41 | 06 Shkurt 2024

Share:

Inter Miami është duke zhvilluar një turne para sezonal ku po luan në shtete të ndryshme.

Pas miqësoreve në Arabinë Saudite, skuadra e drejtuar nga Tata Martino zhvilloi një ndeshje miqësore me një grup futbollistësh nga Hong Kongu, ku Lionel Messi nuk luajti fare.

Ylli argjentinas qëndroi në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo gjë nuk i pëlqeu as shtetit të Hong Kongut, ku qeveria e kritikoi Inter Miamin dhe yllin argjentinas.

Tani ka folur vet Messi duke shpjeguar arsyen se pse nuk luajti ndaj lojtarëve më të mirë të Hong Kongut.

“E vërteta është se ishte fat i keq që nuk munda të isha në ndeshjen ndaj e Hong Kongut.  Unë ndjeva dhimbje në aduktor që në Arabinë Saudite dhe për këtë arsyeje nuk luajta as ndaj Al Hilal”, tha sulmuesi argjentinas.

“Për fat të keq, këto janë gjëra futbolli, diçka mund të ndodhë në çdo ndeshje dhe ne nuk mund të luajmë. Unë gjithmonë dua të marr pjesë në lojë, dua të luaj, veçanërisht në këto miqësore ku njerëzit duan të na shohin”, shtoi ai.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë zbuloi se ndihet më mirë fizikisht, megjithëse nuk e di nëse mund të jetë në fushë kundër Vissel Kobes, në Japoni.

“Nuk e di nëse do të mundem, por ndihem shumë më mirë. Dua të jem në fushë. Sot do të stërvitemi, do të testojmë sërish. Kam ndjesi të mira”, deklaroi Messi.

Të ngjashme