Lajme
U aksidentua derisa po skijonte, Policia jep detaje për vdekjen e 15-vjeçares në Brezovicë
Demokracia
18:59 | 15 Shkurt 2023

Share:

Një vajzë rreth moshës 15-vjeçare ka vdekur pasi lëndimeve të cilat i ka marrë gjatë skijimit në Brezovicë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15-vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës”, tha Veseli.

Ai tha më tej se rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës./Demokracia.com/

 

Aksidentohet për vdekje një 12-vjeçare teksa po skijonte në Brezovicë

 

Të ngjashme