Lajme
Turqia paralajmëron për përhapje të krizës nga Gaza në Siri
Demokracia
23:41 | 24 Janar 2024

Share:

Ministria e Jashtme turke ka nënvizuar nevojën për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Gaza të Palestinës në Siri.

Sipas mediave turke, zëvendësministri i Jashtëm, Ahmet Yildiz zhvilloi bisedime dypalëshe në margjinat e Takimeve të Astanës në kryeqytetin e Kazakistanit.

Yildiz “përcolli mesazhet tona për bashkëbiseduesit tanë për të shmangur çdo reflektim të zhvillimeve në Gaza në Siri dhe për të rigjallëruar menjëherë procesin politik për zgjidhjen e çështjeve humanitare dhe gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme brenda kuadrit të Rezolutës 2254 të KS të OKB-së”, citohet të jetë thënë në një njoftim.

Një raund i ri bisedimesh për zgjidhjen siriane filloi të mërkurën. Pjesëmarrësit e formatit të Astanës, i cili përfshin Iranin, Rusinë, Sirinë, Turqinë dhe OKB-në, u mblodhën për takimin e tyre të 21-të për të diskutuar efektin e situatës në Gaza në Siri pas sulmeve të reja nga Izraeli.

Të ngjashme