Lajme
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Demokracia
19:44 | 07 Maj 2024

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka krijuar shtabin për zgjedhjet parlamentare.

Sipas njoftimit të kësaj partie, AAK në krye të shtabit zgjedhor e ka vendosur sekretarin e përgjithshëm, Muharrem Nitajn.

Kujtojmë se përveç diskutimeve e kërkesave për zgjedhje nga paritë opozitare, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Njoftimi i plotë i AAK-së:

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka krijuar Shtabin për Zgjedhje Parlamentare dhe me votë unanime për Shef Shtabi e ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, Muharrem Nitajn.

Në këtë mbledhje poashtu është diskutuar plani i aktiviteteve të Aleancës në terren, përfshirë edhe orientimet kryesore programore për fazën vijuese. Një pikë e veçantë ishte informimi për situatën politike e të sigurisë, kjo në dritën e zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe procesin e votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme