ShowBiz
Tuna duket atraktive në të kaltër, ndërsa vë në pah linjat e trupit
Demokracia
19:00 | 14 Gusht 2023

Share:

Këngëtarja shqiptare, Altuan Sejdi – Tuna, ka performuar së fundi në qytetin e saj të lindjes, Shkup.

Ajo ka kënduar në një festival që është mbajtur në kryeqytetin shqiptaro-maqedonas, para një publiku të gjerë.

Këngëtarja e hitit “Bileta” ishte veshur me një kostum të kaltër, i cili theksonte mjaft mirë siluetën e saj të trupit.

Ajo u kujdes që të vinte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe një pjesë të gjoksit, falë dekoltesë e cila ishte mjaft atraktive dhe me grisje te pjesa e kostumit me material prej sateni.

Tuna ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi nga kjo paraqitje, ku është dukur më se tërheqëse.

Këngëtarja shkupjane përndryshe ka qenë shumë e angazhuar gjatë kësaj vere me mbrëmje të ndryshme muzikore, duke performuar në mbarë trevat shqiptare.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024