Sport
Trepça ’89 vendoset në bregdetin shqiptar për fazën përgatitore
Demokracia
17:38 | 16 Janar 2023

Share:

Trepça ’89 është zhvendosur në Durrës për të vazhduar fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi nga Mitrovica, të hënën ka zhvilluar stërvitjen e parë dhe në bregdetin shqiptar do të qëndrojë për 11 ditë.

Përgjatë fazës përgatitore, 89-shi ka aranzhuar edhe tri ndeshje kontrolluese.

Më 18 janar, do të përballet me Besën e Kavajës, për të vazhduar me Dinamon e Tiranës (21 janar) dhe Lirinë e Prizrenit (25 janar).

Të ngjashme