Sport
Trepça ’89 synon fitore ndaj Malishevës, formacionet zyrtare
Demokracia
13:05 | 05 Mars 2023

Share:

Trepça ’89 dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Minatorët janë nikoqir të malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në “Riza Lushta” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Shpëtim Idrizit vjen nga një seri prej tri humbjeve radhazi dhe synon fitoren për t’i ikur pozitiva që dërgojnë në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, mysafirët kanë dy barazime dhe një fitore në tri ndeshjet e fundit dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Trepça ’89Kaqiu; Amewarolna, Mashau, Haliti, Dushi; Nimani, Peci; Sekiraqa, Gashi, Muja; Fatty

MalishevaGashi; Pira, Bihorac, Kryeziu, Veliu; Vitija, Rapuca, B.Maliqi; Tolaj, Sobowale, A.Maliqi; 

Të ngjashme