Sport
Tre gola të shënuar, vetëm një i pranuar – Real Madridi avancon pas pjesës së parë kundër Elches
Demokracia
21:52 | 19 Tetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Elches dhe Real Madridit.

“Mbretërit” janë në avantazh 0:1 ndaj Elches në udhëtim, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të kampionale, shkruan Demokracia.com.

Federico Valverde ka realizuar golin e vetëm të pranuar në minutën e 11-të, ngase Los Blancos shënoi edhe dy herë të tjera me anë të Benzemas dhe Alabas.

Fituesi i Topit të Artë, Benzema zhbllokoi shifrat në minutën e gjashtë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit me VAR.

Për arsyen e njëjtë, goli nuk iu pranua as mbrojtësi Alaba që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 26-të./Demokracia.com/

Të ngjashme