Lajme
Trajtim i padinjitetshëm i policëve në veri të Kosovës | Kjo është dreka e tyre: Një pashtetë, gjysmë buke dhe një mollë
Demokracia
16:09 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po ballafaqohen edhe me problemin e ushqimit gjatë ditëve të qëndrimit në Jarinjë.

Fotoja të cilën e ka siguruar Paparaci është realizuar sot. Policisë për drekë i është servuar gjysmë buke, një pashtetë dhe një mollë.

Për dy javë kishin qëndruar të bllokuar policët në pikën kufitare në Jarinje, derisa për ndërrimin e tyre kishte ndërhyrë EULEX-i.

EULEX-i i kishte dërguar pjesëtarëve të policës së Kosovës, bukë e veshmbathje në Rudnicë dhe Jarijne.

Në anën tjetër, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga 6 dhjetori, teksa janë regjistruar disa incidente të armatosura.

Më 10 dhjetor, serbët lokalë ngritën barrikada në veri në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

 

Të ngjashme