Trajneri Rudi Garcia nuk dëshiron të ndahet me Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia, ndërsa thuhet se ka zgjedhur Giorgio Scalvini të Atalantas për të zëvendësuar Kim Min-jae, i cili pritet të largohet nga Napoli.
Kuptohet se Napoli nuk do ta shesë nigerianin për më pak se 150-160 milionë euro dhe do t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës në javët e ardhshme.
Nuk ka dyshime se reprezentuesi i Koresë së Jugut, Kim Min-jae do të largohet nga Stadio Diego Maradona në korrik, me Bayern Munich që shihet si favorit para Manchester Unitedit në garën për 26-vjeçarin.
I big da tenere, il sogno Scalvini, lo staff: così prende forma il Napoli di Garcia #calciomercato https://t.co/sutNtFi9Ib
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 17, 2023
Gazzetta pretendon se Scalvini i Atalantës është objektivi i preferuar i Garcias për të zëvendësuar Kim, edhe pse lojtarë si Kevin (Lens), Hiroki Ito (Stuttgart), Kou Itakura (Borussia Mönchengladbach) dhe David Hancko (Feyenoord) po monitorohen gjithashtu nga kampionët e Serie A.
Ndryshe, Garcia do të prezantohet nga Napoli në një konferencë për shtyp të hënën pasdite.