Sport
Trajneri i Marokut me fjalë të mëdha: Ëndërrojmë gjysmëfinalen, por pse mos ta fitojmë Kupën e Botës
Demokracia
21:12 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Ne ëndërruam dhe ia dolëm. Djemtë dhanë gjithçka në fushë. Ne po jetojmë historinë. Është një ditë e madhe për Marokun” – Kështu e nisi konferencën për mediet pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, trajneri i Marokut, Walid Regragui.

Duke folur pas eliminimit të Spanjës, Regragui theksoi se tani është koja të pushojnë dhe sipas tij festa vjen më pas.

“Tani duhet të pushojmë dhe më pas do të duhet të kënaqemi. Spanja na lodhi shumë, por ne i qëndruam planit tonë. Nuk është bërë asgjë akoma, tani le të mendojmë ndeshjen tjetër”- tha tekniku, ndërsa nuk fshehu ëndrrën e trofeut.

“Të thashë se nuk do të arrijmë në Kupën e Botës për të luajtur vetëm tre ndeshje. Pse të mos ëndërrojmë të fitojmë Kupën e Botës? Do ta përsëris tani, por e kam thënë tashmë. Pse të mos ëndërrojmë gjysmëfinalen tani”.

Të ngjashme