Sport
Trajneri i Bayernit godet Barçën: I vetmi klub në botë që nuk ka para, por blen të gjithë lojtarët që do
Demokracia
15:15 | 20 Korrik 2022

Share:

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka pyetur se ku i ka marrë paratë Barcelona për përforcime të shtrenjta, nëse dihet se klubi katalanas ka borxhe të mëdha për shkak të të cilave shpesh ka shkelur rregullat e “fair play”-it financiar.

Katalanasit shpenzuan zyrtarisht 110 milionë euro për dy përforcime – Rafinha nga Leeds dhe Robert Lewandowski nga Bayern.

“Nuk e di si sollën kaq shumë lojtarë. Barcelona është i vetmi klub në botë që nuk ka para, por blen të gjithë lojtarët që dëshiron. Nuk e di si e bëjnë këtë, është pak çmenduri, por mesa duket e kanë gjetur një mënyrë”, ka thënë Nagelsmann, siç raportojnë mediat gjermane dhe spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Trajneri i kampionit gjerman iu referua edhe largimit të Lewandowskit, duke thënë se polaku ishte i motivuar nga paratë.

“Ishte çështje parash. Ai po kërkonte një sfidë dhe po hynte në vitin e fundit të kontratës. Sigurisht që do të jetë e komplikuar dhe do të na mungojë, por në fund të ditës edhe Bajerni nuk ia doli keq në këtë biznes”, tha trajneri i gjigantëve të Mynihut./Demokracia.com/

Të ngjashme