Lajme
Trajkoviq, që këshillon ministrin e Kurtit, propagandon si Vuçiqi: Ndaj serbëve të Kosovës janë kryer dy spastrime etnike
Demokracia
16:51 | 05 Korrik 2023

Share:

Rada Trajoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka akuzuar Kosovën se ka kryer dy spastrime etnike ndaj serbëve.

Ajo i është kundërpërgjigjur kështu deklaratave të Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë, përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në Kishat Ortodokse, shkruan Demokracia.com.

“Ajo që shumë po harrojnë (përfshirë disa vëzhgues ndërkombëtarë) është se komuniteti serb i Kosovës ka përjetuar dy spastrime etnike (në 1999 dhe 2004) në të cilat u viktimizua edhe kleri ynë. Dhuna e vitit 2004 filloi në shpinë të dezinformatave. Deklaratat e pabaza kushtojnë jetë në Kosovë”, ka shkruar ajo. /Demokracia.com/

 

LEXONI EDHE:

KFOR për deklaratën e Kearns se në veri po kontrabandohen armë nga Serbia: Po verifikojmë faktet, do të japim përgjigje sa më shpejt

Të ngjashme