Sport
Tottenhami i bashkohet garës për yllin 100 milionësh të Barcelonës
Demokracia
18:53 | 13 Prill 2023

Share:

Tottenhami është klubi i fundit që ka sinjalizuar interesim në yllin e Barcelonës, Ansu Fatin, por se ky i fundit është i vendosur që të qëndrojë në “Camp Nou”, sipas spekulimeve të fundit.

20 vjeçari gjithashtu në të kaluarën ka qenë edhe nën radarin e skuadrave të njohura si Arsenali, Bayern Munichu dhe Manchester United, raporton KosovaPress.

Tani, Fati nuk po konsiderohet si pjesë kyçe e skuadrës nga trajneri Xavi, ku e ka pasur të vështirë që të gjejë minutazhë të kënaqshme këtë sezon, për shkak të formës së luhatshme dhe lëndimeve të vazhdueshme.

Sipas “Mundo Deportivo”, situata aktuale e Fatit ka bërë që Barça t’i jep dritën e gjelbër agjentit të lojtarit, Jorge Mendes për të konsideruar oferta nga klubet e tjera.

Ndër skuadrat e interesuara për Fatin tani është edhe Tottenhami, dhe thuhet se një ofertë afro 100 milionë euro për yllin spanjoll do ta bind Barcelonën që ta shesë atë.

Të ngjashme