Sport
Tottenham – Chelsea, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier
Demokracia
13:45 | 26 Shkurt 2023

Share:

Tottenham Hotspur dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier.

Spurs janë nikoqir të Bluve në takimin që pritet të zhvillohet në “Tottenham Hotspur Stadium” me fillim nga ora 14:30.

Ekipi i Antonio Contes ka rigjetur formën me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit dhe synon të vazhdoj rezultatet pozitive për të mbajtur pozitën e katërt në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët e Graham Potter nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit dhe do të tentojnë ta thyejnë akullin me tri pikë të mëdha në derbi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

TottenhamForster; Romero, Dier, Lenglet; Emerson, Skipp, Hojbjerg, Davies; Kulusevski, Kane, Richarlison

ChelseaArrizabalaga; James, Thiago Silva, Koulibaly, Chilwell; Loftus-Cheek, Enzo Fernandez; Ziyech, Joao Felix, Sterling; Havertz.

 

Të ngjashme