Lajme
Tokë, shtëpi, veturë luksoze e dhjetëra mijëra euro në bankë: Ky është zëvendësministri milioner i Qeverisë Kurti
Demokracia
15:15 | 15 Qershor 2022

Share:

Getoar Mjeku është zëvendës i ministres Rozeta Hajdari në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, ku edhe shihet se posedon prona në vlerë milionëshe, shkruan lajmi.net.

Në pronësi të prindit, ai ka deklaruar një shtëpi e lokal në vlerë 800 mijë euro, një shtëpi e lokal tjetër në vlerë 700 mijë euro si dhe tokë në vlerë 133 mijë euro.

Gjithashtu, Mjeku ka deklaruar se e ka një veturë në vlerë 28 mijë euro.

Në bankë, ai ka deklaruar se ka mbi 39 mijë euro para të gatshme.

 

Të ngjashme