Lajme
Tirana është kthyer në kryeqytetin evropian të RETRO-s
Demokracia
15:59 | 29 Prill 2023

Share:

Tirana është kthyer sot në kryeqytetin evropian të RETRO, në të cilën janë ekspozuar koleksion i mjeteve RETRO, punime artizanale, artefakteve, punime artistike me metal, etj.

Koleksioni i mjeteve RETRO javë më parë ishte ekspozuar edhe në Elbasan.

“RETRO BAZAAR ju mirëpret në sheshin ‘Skënderbej’, ku kthehemi pas në kohë me koleksionin e mjeteve RETRO, pazarin vintage të punimeve artizanale, artefakteve, punime artistike me metal, dru e qeramikë, orendive të vjetra, si dhe hapësirës dedikuar traditës folklorike shqiptare si pjesë e identitetit tonë kombëtar e si një aset kulturor!

Qilima shumëngjyrësh, veshjet me motive tradicionale, ushqimi i mirë, muzikë Jazz dhe Swing, së bashku me stendën e Targave Suvenir që asnjëherë nuk mungon”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së  Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. 

Të ngjashme