Sport
Tifozi i Man United afër fitimit të bastit prej 100 mijë funteve, nëse Liverpooli fiton “tripletën”
Demokracia
18:02 | 09 Maj 2022

Share:

Një tifoz i Manchester United ka vënë një bast prej 100 funteve që Liverpooli të fitojë gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon.

Phil Worthington, 72 vjeç, mund të fitojë 100,000 mijë funte duke vënë bast 100 funte për Liverpool që të fitojë katër trofetë.

Ai vuri bast kur të kuqtë ishin me çmimin 1000/1, njofton TheSun, transmeton Demokracia.com.

Tifozi në pension mbështeti rivalët e tij të hidhur për të fituar Premierligën, Carabao Cup, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Phil i tha The Sun:”Unë nuk duhet të dëshiroj vërtet që Liverpool të fitojë, por këto baste janë shumë afër qëllimit”.

Liverpool mbetet në garën për titull, pavarësisht se humbi pikë në shtëpi ndaj Tottenhamit fundjavën e kaluar.

Ata gjithashtu kanë dy finale të kupave këtë muaj (FA Cup dhe Ligë të Kampionëve) pasi kanë siguruar tashmë Kupën Carabao në fillim të këtij viti./Demokracia.com/

Të ngjashme