Sport
Tifozi i Feyenoord provokoi keq rivalët e Marseilles, feston golin duke u treguar fanellën e PSG-së
Demokracia
15:49 | 29 Prill 2022

Share:

Një tifoz në tribunën e tifozëve të Feyenoord është talluar keq me mbështetësit e Marseilles duke zbuluar fanellën e Paris Saint-Germain dhe duke festuar në mënyrë të “çmendur” para tyre gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës.

Feyenoord mundi Marseille 3-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës së Evropës në De Kuip, transmeton Demokracia.com.

Luis Sinestra ishte golashënuesi i dytë për skuadrën e Arne Slot, duke realizuar golin e dytë për 2:0 për Feyenoord.

Dhe goli ndihmoi në krijimin e një klipi viral në mediat sociale, pasi një mbështetës në tribunat e Feyenoord i nxiti tifozët e Marseilles.


I ndarë nga panelet prej xhami, tifozi u afrua sa më shumë që mundi dhe tregoi një bluzë sportive të PSG-së.

PSG janë rivalët kryesorë të Marseilles në futbollin francez, andaj ai zgjodhi këtë mënyrë për t’i provokuar ata./Demokracia.com/

Të ngjashme