Kuriozitete
Thyhet rekordi, 252 njerëz vishen si luanë në Irlandë
Demokracia
19:03 | 26 Mars 2022

Share:

252 persona kanë veshur kostume luani në një qytet irlandez për të vendosur një rekord botëror për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si luanë.

Wicklow dhe District Lions Club u bashkuan me studentë dhe mësues nga Kolegji Domenikan për të marrë përsipër rekordin.

Klubi i Luanëve tha se zyrtarët e rekordeve botërore të Guinness u thanë organizatorëve se qëllimi për t’u mposhtur ishte 250 dhe gjithsej 252 njerëz me kostume luanësh u numëruan gjatë ngjarjes.

Klubi tha se kishte planifikuar përpjekjen për rekord për gati tre vjet, pasi ato të planifikuara për rekord në 2020 dhe 2021 u shtynë për shkak të pandemisë COVID-19, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024