Auto&Tech
Threads do të marr veçorinë e dërgimit të mesazheve
Demokracia
08:19 | 03 Gusht 2023

Share:

Mund të keni menduar se Threads veçse e ka mbështetjen e dërgimit të mesazheve, duke ditur faktin se si Facebook ashtu edhe Instagram e kanë të integruar këtë veçori brenda tyre.

Por në fakt, veçoria e dërgimit të mesazheve nuk është integruar akoma në Threads, dhe për të dërguar mesazh, do të duhet që të shkoni tek profili i personit me të cilin dëshironi të bisedoni.

Duke folur për Washington Post, Adam Mosseri la të kuptohet se kjo është vetëm një nga disa veçoritë të cilat Meta duhet t’i sjell në Threads, në mënyrë që platforma të vazhdojë të rritet, shkruan The Verge, transmeton Telegrafi.

Kur u pyet se cila është gjëja të cilën ai e sheh si çelësin e suksesit afatgjatë për Threads, Mosseri nuk ofroi ndonjë vizion të madh, gjë për të cilën ai njihet brenda Meta-s.

Në vend të kësaj, ai i tregoi katër prioritete afatshkurtër: asistimi i përdoruesve për ndërtimin e listave të tyre të personave të cilët duhen ndjekur, përmirësimi i algoritmeve të cilat vendosin se çfarë duhet të shohin përdoruesit, duke iu dhënë përdoruesve mënyra se si t’i shohin postimet nga njerëzit që ata i ndjekin, dhe kuptimi se si t’i lejojnë përdoruesit të dërgojnë mesazhe tek njëri-tjetri.

Të ngjashme