COVID-19KosovaSot:12Të gjitha:228,292|Bota 526,816,831
Sport
Thomas Tuchel shkëlqeu me Chelsean, shpallet trajneri i vitit nga FIFA
Demokracia
21:08 | 17 Janar 2022

Share:

Trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel është shpallur trajneri më i mirë nga FIFA për vitin 2021.

Këto matje zyrtare bëhen nga muaji janar deri në muajin gusht dhe trajneri gjerman doli të ishte më i miri sipas shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

Natyrisht se Tuchel vlerësohet lartë për suksesin e arritur me Chelsean, pasi ia dolën të fitonin Ligën e Kampionëve.

Për më pak se një vit, gjermani e ndryshoi thellësisht lojën e bluve dhe kjo iu shpërblye me triumfin në garën më të madhe për klube në Evropë, duke mposhtur Manchester Cityn në finale.

Tuchel mposhti konkurrencën nga Pep Guardiola i Manchester Cityt dhe Roberto Manicin e Italisë.

Çmimin për trajnerin e vitit nga FIFA e ndau Arsene Wenger. /Demokracia.com

Të ngjashme