Lajme
Thellohet kriza ushqimore, të korrat e grurit në Ukrainë të përgjysmuara për këtë vit
Demokracia
18:40 | 13 Qershor 2022

Share:

Të korrat e grurit në Ukrainë ka të ngjarë të bien në rreth 48.5 milionë tonë këtë vit nga 86 milionë që ishin vitin e kaluar para pushtimit të Rusisë. Shifrat i bëri të ditura një zyrtar i lartë i qeverisë.

Zëvendësministri i Parë i Bujqësisë Taras Vysotskyi i tha Reuters se sipërfaqja totale e mbjellë ka rënë me 25% dhe teprica e eksportueshme mund të jetë 30 milion ton, që do të thotë një humbje e madhe të ardhurash.

Ukraina është një prodhues i madh global i drithërave dhe farave vajore, por eksportet e saj janë goditur rëndë që nga pushtimi i Rusisë. Bllokada ruse e porteve të Ukrainës në Detin e Zi ka bërë që tani të shihen forma alternative për të eksportuar drithëra me anë të lumenjve dhe hekurudhave. /abcnews.al/

Të ngjashme